Maqedonia e Veriut u eliminua përballë Portugalisë në betejën finale për një vend në Botëror, teksa skuadra vendase korri një fitore me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar, nga një për secilën pjesë loje, nga futbollisti i Mançester Junajtid, Bruno Fernandesh. Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Dragao” në Porto, trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, deklaroi se vendi duhet të jetë krenar me ekipin, edhe atë për periudhën nga shtatori deri më sot, duke theksuar se është shumë i kënaqur me futbollistët e tij.
“Duhet të jemi krenar me djemtë për periudhën nga shtatori deri më sot”, - ka deklaruar ai, duke vijuar: “Ata kanë potencial dhe talent të madh dhe janë në rrugë të mirë që të afrohen me më të mirët në Evropë. Jam i kënaqur dhe krenar me futbollistët e mi. Maqedonia është një përfaqësuese më ndryshe nga ajo e Turqisë, dhe pikërisht për atë shkak ndeshja ishte më ndryshe. Pas asaj që treguam ndaj Italisë, ishim të rraskapitur, e dija që nuk do ia dilnim dot fizikisht, edhe pse me vetëdije fizikisht u munduam t’i mbanin sa më larg golit tonë. Më vjen keq që pësuam gola kur neve dominonim ndeshjen.”
Milevski u ndal edhe te gabimet e skuadrës, prej të cilave Maqedonia i pësoi që të dy golat. “Gabimet janë pjesë e lojës, mirëpo edhe pas atij gabimi nuk hoqëm dorë nga organizimi i skuadrës. Mendoj se ishim rival të denjtë dhe ndeshje të këtilla si kjo në Porto dhe Palermo mund të na ndihmojnë për t’iu afruar majës së futbollit”, - përfundoi Milevski, nën drejtimin e të cilit Maqedonia ka regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.