Matvei Petrov vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Gjimnasti rus, i cili përfaqëson Shqipërinë, gjë që e ka bërë dhe në Lojërat Olimpike në Tokio, të shtunën ka marrë pjesë në Kupën e Botës në Zombateli të Hungarisë. Më saktë bëhet fjalë për Challenge Cup dhe në kalin me doreza, ushtrimi i tij më i preferuar, ka zënë vendin e parë me 14.733 pikë.
Dhe në aktivitete të tjera, Petrov ka shkëlqyer me perfomancën e tij, ndërsa trajnohet nga Alon Hasa. Matvei Petrov është një kandidat potencial për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe një herë tjetër në Lojërat Olimpike në edicionin që do të zhvillohet në Paris vitin e ardhshëm.