RTSH Sport Live

Mazrekaj nderon Laçin, Teuta mund Egnatian

  • 23/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Mazrekaj nderon Laçin, Teuta mund Egnatian
Kurbinasit gjejnë fitoren e parë në kampionat, Kallaku thyen Egnatian nga pika e penalltisë

Janë luajtur sot dy ndeshjet e parë të javës së 6-të në Abissnet Superiore. Laçi ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur 1-0 Kastriotin. Po 1-0 është dhe fitorja e Teutës përballë Egnatias.

Me trajnerin e ri në stol, Sero Noka, Laçi ka arritur të fitojë minimalisht në transfertën me Kastriotin falë një goli të shënuar nga Mazrekaj në minutën e 72-të. Një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat, ku nuk kanë munguar dhe rastet për shënim.

Gjithsesi, në fund fati u ka buzëqeshur kurbinasve, të cilët kanë arritur të marrin dhe fitoren e parë në këtë edicion të Superiores.

Rikthim te fitorja dhe për skuadrën e Teutës, e cila pas disfatës së pësuar në javën e kaluar përballë Kukësit, arrin të gjejë buzëqeshjen duke mundur Egnatian me rezultatin 1-0.

Është dashur të pritet plotë 80 minuta në këtë sfidë, që në skenë të ngjitet goli i vetëm me firmën e Kallakut. Në fakt ishte një penallti e fituar nga Gruda, që është tranformuar në gol nga Kallaku, duke i dhënë skuadrës së Martinit tri pikë.