RTSH Sport Live

Mbappé, makthi i Barçës: vetëm Muller i ka shënuar më shumë se ai

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Mbappé, makthi i Barçës: vetëm Muller i ka shënuar më shumë se ai
Vetëm Thomas Muller me 8 gola ka shënuar më shumë se ish-futbollisti i Monacos, me 6, ndaj katalanasve në Champions

Një super Kylian Mbappe e tërheq PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez, i vendosur nga Luis Enrique në qendër të treshes, u duk paksa në vështirësi në disa faza të ndeshjes kundër Barcelonës, veçanërisht në fillim, por në momentin vendimtar u kthye në protagonist.  Një dopietë me shije kualifikimi ajo që shënoi në Montjuic: një penallti dhe një gol oportunist me të majtën për të dekretuar kualifikimin e francezëve.

Mbappé e konfirmon veten si makthi i Barcelonës: vetëm Thomas Muller me 8 gola ka shënuar më shumë se ish-futbollisti i Monacos, me 6, ndaj katalanasve në Champions League. Në vendin e tretë është Andriy Shevchenko me 5 gola.