RTSH Sport Live

Mbappé zbulon atë që i tha Messit pas finales së Botërorit

  • 29/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Mbappé zbulon atë që i tha Messit pas finales së Botërorit
Pas fitores ndaj Strasburgut, ylli francez zbuloi se çfarë i tha argjentinasi pas disfatës në finale e Kupës së Botës

Një finale ende e vështirë për t'u tretur. Edhe me rifillimin e Ligue 1, Kylian Mbappé nuk mund të heqë dorë nga zhgënjimi i humbjes përballë Argjentinës, me shokun e skuadrës te PSG, Lionel Messi, që më në fund ngriti Kupën e Botës. Kampioni francez u rikthye menjëherë për t'u vendosur në kampionatin francez, duke qenë vendimtar në fitoren ndaj Strasburgut. Megjithatë, në intervistën pas ndeshjes, fokusi ishte edhe një herë te humbja në finale e Kupës së Botës.

Mbappe, të cilit nuk i mjaftoi tripleta e shënuar dhe titulli i golashënuesit më të mirë të turneut për të triumfuar në Kupën e Botës, në fakt ka zbuluar se çfarë i tha Messit pas përfundimit të penalltive që kurorëzoi Argjentinën. “Kam folur me Messin pas ndeshjes – zbulon kampioni francez –, e përgëzova. Fitimi i Kupës së Botës ishte i rëndësishëm për të, por edhe për mua. Por humba dhe mendoj se duhet të tregojmë pjekuri dhe të urojmë këdo që fiton”.