28 orë me vrap nga Prishtina në Tiranë në respekt të ditës së flamurit. Ultra maratonisti nga Kosova Erzen Zyberaj, është nisur paraditen e datës 27 nëntor, duke sfiduar motin e keq, për të mbërritur mesditën e ditës së festës më 28 nëntor në sheshin Skënderbej. Një gjest i tillë nuk është thjesht një garë sportive, por një sakrificë njerëzore në nder të kombit.
Me vrap nga Prishtina në Tiranë
- 28/11/2023
- |
- Evente Sportive
