RTSH Sport Live

Messi imiton… Topo Gigio, kombinimi kurioz i zbuluar në Argjentinë

  • 26/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Messi imiton… Topo Gigio, kombinimi kurioz i zbuluar në Argjentinë
Ja çfarë fshihet pas festës së kampionit të Paris Saint Germain në Botërorin e Katarit

Një nga figurat italiane më të dashura në botë, ai u bë maskota e Argjentinës në edicionin e fundit të Kupës së Botës në Katar. E gjitha kjo falë festës së Lionel Messit pas penalltisë së shënuar ndaj Holandës në çerekfinale. Gjesti i kampionit argjentinas (i cili vendosi duart pas veshëve) drejt pankinës holandeze, ka sjellë në mendje Topo Gigio-n dhe ka ndezur tifozët dhe shtypin argjentinas. Por çfarë fshihej pas këtij gjesti?

Topo Gigio është një nga figurat më të dashura në Argjentinë (ku mbërriti për herë të parë në TV në vitin 1966) dhe specialet e programet janë shumëfishuar rreth tij me kalimin e viteve. Në vitin 2001, futbollisti i parë që festoi duke bërë gjestin e veshëve ishte Juan Román Riquelme.

Mesfushori sulmues shpiku festën e Topo Gigio për të tallur presidentin e atëhershëm të Boca Juniors, Macri dhe trajnerin Van Gaal gjatë ditëve të Barcelonës., të cilët shpesh e ulnin atë në stol  Messi, 20 vite më vonë, donte të përsëriste gjestin ndaj trajnerit holandez, i cili e kishte ngacmuar në prag të ndeshjes mes dy kombëtareve.