RTSH Sport Live

Messi-t i ofrojnë 1 milionë $ për “bisht”-in

  • 24/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Messi-t i ofrojnë 1 milionë $ për “bisht”-in

Manteli tradicional i vendeve të Gjirit Persik që u vesh nga Lionel Messi në momentin që ngirit Kupën e Botës ka një çmim. Mediat britanike kanë zbuluar sot se për “bisht”-in është interesuar një avokat dhe anëtarë i Parlamentit të Omanit, Ahmed Al Barwani.

Oferta - “Nga Sulltanati i Omanit dua të uroj Messi-n për fitimin e Katar 2022 dhe… bisht-in arab, simbolin e zgjuarsisë dhe kalorësisë. Unë ju ofroj 1 milionë dollarë për bisht-in”, ishte oferta e bërë publike nga  Ahmed Al Barwani nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

(Ahmed Al Barwani)

Arsyeja - Për mediat lokale më tej avokati shpjegoi se mantelin tradicional dëshironte ta blinte për ta ekspozuar në një sallë të veçantë. Për 41-vjeçarin “bisht”-i i veshur nga Messi ka shumë rëndësi pasi “tregon se për botën arabe asgjë nuk është e pamundur” dhe se “do të bëjë që të gjithë të ndihen krenarë”.