RTSH Sport Live

Messi u dhuron iPhone me mbrojtëse ari bashkëlojtarëve të tij

  • 02/03/2023
  • |
  • Gosip
Messi u dhuron iPhone me mbrojtëse ari bashkëlojtarëve të tij
Kapiteni i Albiceleste ka dashur të festojë në këtë mënyrë Botërorin e fituar në Katar

Dhurata prej 200 mijë eurosh nga Leo Messi për bashkëlojtarët tek Argjentina që me të fituan Botërorin në Katar. Sipas Clarin, kapiteni i Albiceleste ka vendosur t'u bëjë dhuratë shoqëruesve të tij të udhëtimit me një iPhone 14 me një këllëf ari të personalizuar, në të cilin stema e Argjentinës është gdhendur me tre yjet e Botërorit të fituar dhe fjalët Ëorld Cup Champions 2022. Në margjinat e dorëzimit të çmimit FIFA, Messi priti një vizitë në Paris nga Benjamin Lyons, pronari  i "Indesign Gold", një kompani e aksesorëve luksoz.

Kostoja e përgjithshme e dhuratës: 175,000 paund, e barabartë me rreth 200,000 euro. Messi synon t'u japë dhurata lojtarëve të tjerë me rastin e ndeshjeve të ardhshme të Albiceleste, të cilët do të dalin në fushë më 23 mars në Buenos Aires (stadiumi Monumental) kundër Panamasë dhe në datën 28 ​​në Santiago del Estero kundër Curaçao.