RTSH Sport Live

Milevski paralajmëron Portugalinë: Nuk ndalemi këtu

  • 28/03/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Milevski paralajmëron Portugalinë: Nuk ndalemi këtu
“Ne fituam në transfertë kundër një prej skuadrave më të mira, Italisë, kampione e Evropës”

Blagoja Milevski beson në kualifikimin historik të Maqedonisë së Veriut në Botëror nesër kundër Portugalisë, edhe një herë në transfertë. "Ne fituam jashtë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, kampionit në fuqi të Evropës, Italisë - shpjegoi trajneri i Maqedonisë së Veriut në një konferencë për shtyp - Nuk do të ndalemi këtu, një hap tjetër, i fundit, na pret për të arritur në Botëror. Jemi në rrugën e duhur për të konfirmuar pse jemi ndër 20 skuadrat më të mira në Evropë”.