RTSH Sport Live

Monza mund Juven në shtëpi, Allegri jep alarmin

  • 29/01/2023
  • |
  • Itali
Monza mund Juven në shtëpi, Allegri jep alarmin
Dy gola në pjesën e parë i lejojnë bardhekuqtë të pushtojnë Allianz Stradium

Monza mundi 2-0 Juven në Torino me dy gola në pjesën e parë. Epërsia erdhi në minutën e 18-të falë Ciurria, i servirur shumë mirë nga Machin, ndërsa dyfishimin e nënshkroi Dany Mota, duke përfituar nga asistimi i Carlos Augusto. Në pjesën e dytë Allegri dërgon Milik dhe Vlahovic në fushë, por kjo nuk mjafton: Juventusi përplaset me portierin e Monzas, Di Gregorio, i cili shpëton në më shumë se një rast nga tentativat e lojtarëve bardhezi.

Trajneri i bardhezinjve, Max Allegri mund të shprehë vetëm zemërimin dhe zhgënjimin pas humbjes së pësuar. "Ne kurrë nuk kemi bërë një pjesë të parë si kjo më parë, kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Pjesa e dytë shkoi më mirë, por pjesa e parë është ajo që duhet të shikojmë, të gjithë jemi përgjegjës për një paraqitje të tillë. Kemi pranuar 10 gola dhe kemi shënuar një pikë në tri ndeshje. Kemi pranuar gola me lehtësi çarmatosëse”.

"Duhet të punojmë për këtë. Renditja? Unë gjithmonë them se kemi grumbulluar 38 pikë, por në fakt kemi 23 dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është renditja”. Më pas, në conference  ai ka komentuar situatën e ekipit: "Duhet të marrim pikët që na çojnë drejt sigurisë. Ky është realiteti, përndryshe do të lëndohemi".