Eshtë e vështirë të renditësh të gjitha kombinimet e mundshme që do ta çonin Bagnaian në arritjen e një titulli të dytë botëror, por një gjë është e sigurt. Pilotit italian i duhen vetëm katër pikë më shumë se Martin që Sprint dhe ai do ta fitonte titullin që të shtunën.
Ai është +21 pikë më shumë se spanjolli në renditjen për pilotë. Por në fakt edhe nëse Bagnaia do të tërhiqej në garën e së dielës dhe Martin do të fitonte, të dy do të arrinin në fund me pikë të barabarta, 441 dhe kjo do të favorizonte italianin.
Bagnaia do të ishte kampion bote, sepse ka fituar më shumë gara. Aktualisht lideri i renditjes ka gjashtë fitore kundrejt katër të Martin, i cili edhe nëse do të fitonte në Valencia, do të shkonte në 5.
Ndërsa Bagnaia për të marrë katër pikët që i duhen, do të duhej të fitonte të shtunën sprintin me Martin nga vendi i tretë e më tej në vendet e tjera të renditjes, në vijën e finishit. Në ras të kundërt, mundësia e dhënies së titullit do të shtyhej për të dielën.