RTSH Sport Live

MotoGP, Bagnaia kthehet te fitorja në Jerez

  • 30/04/2023
  • |
  • Moto GP
MotoGP, Bagnaia kthehet te fitorja në Jerez
Piloti i Ducati lë pas përplasjet e javëve të fundit dhe merr hapin më të lartë të podiumit në Spanjë

Çmimi i madh i Spanjës, i vlefshëm për raundin e katërt të kampionatit botëror MotoGP 2023, pa Francesco Bagnaia-n të triumfojë. Piloti i Ducati, i cili e nisi nga kutia e pestë, u përfshi në një betejë të ngushtë me pilotët e KTM, Jack Miller dhe Brad Binder (ky i fundit fitoi në Sprintin e së shtunës), duke i rezistuar përpjekjeve të fundit të pilotit afrikano-jugor në fazat e fundit. Vendi i dhjetë për Fabio Quartararo, protagonist i një aksidenti në fillimin e garës ku u përfshi Miguel Oliveira.

RENDITJA:

  1. Francesco Bagnaia (Ducati)
  2. Brad Binder (KTM)
  3. Jack Miller (KTM)
  4. Jorge Martin (Ducati)
  5. Aleix Espargaro (Aprilia)
  6. Luca Marini (Ducati)
  7. Dani Pedrosa (KTM)
  8. Alex Marquez (Ducati)
  9. Takaaki Nakagami (Honda)
  10. Fabio Quartararo (Yamaha)
  11. Franco Morbidelli (Yamaha)
  12. Fabio Di Giannantonio (Ducati)
  13. Augusto Fernandez (KTM)
  14. Stefan Bradl (Honda)
  15. Raul Fernandez (Aprilia)
  16. Iker Lecuona (Honda)
  17. Jonas Folger (KTM)

OUT
Miguel Oliveira (Aprilia)
Alex Rins (Honda)
Joan Mir (Honda)
Johann Zarco (Ducati)
Marco Bezzecchi (Ducati)
Maverick Vinales (Aprilia)