Pas lamtumirës së tij nga Roma, José Mourinho tashmë është gati të rikthehet në pankinë. Dhe në të ardhmen e “Special One”, mund të ketë një klub të nivelit lartë në futbollin evropian.
Bayerni i Mynihut ka filluar të shfaqë interes për trajnerin portugez. Është e përditshmja gjermane “Bild” që zbulon se në rast të shkarkimit të Thomas Tuchel në fund të sezonit, klubi bavarez do të shqyrtonte mundësinë e afrimit së Mourinhos. Bayerni aktualisht është i dyti në tabelën e Bundesligës, pesë pikë prapa Bayern Leverkusen.
Mourinho ka filluar të studiojë gjermanisht. Interesi mbetet për t'u verifikuar, por Mourinho përfaqëson mes trajnerëve sigurisht të lirë, një nga profilet më tërheqëse edhe në nivel marketingu. Portugezi, sërish sipas të njëjtit burim, madje ka nisur të studiojë gjermanisht në pritje të një ardhjeje të mundshme në Bundesligë.