RTSH Sport Live

NBA/ All-Star Game, triumfon skuadra e Shaq ndërsa Kërri shpallet “MVP”

  • 17/02/2025
  • |
  • Basketboll
NBA/ All-Star Game, triumfon skuadra e Shaq ndërsa Kërri shpallet “MVP”

Për herë të parë në njëzet vitet e fundit një ndeshje All-Star Game nuk kishte brenda LeBron Xhejmsin. Ylli i Lakers nuk mori pjesë në takimin e yjeve pasi pati një problem në kaviljen e këmbës së majtë.

Sa i përket kronikës All-Star Game i formatiti të ri, i cili u luajt mes katër skuadrash, u fitua nga ekipi i Shakil O’Nill ndërsa Stef Kërri fitoi çmimin si “Lojtari më i Vlefshëm” mes ngrohtësisë së publikut të tij të “Chase Center” në San Fransisko. 

Beniamini i publikut vendas rrealizoi një kosh për tri pikë nga mesi i fushës ndërsa çmimi personal ishte i dyti në karrierë.