RTSH Sport Live

NBA, Boston kualifikohet për në gjysëmfinale

  • 28/04/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Boston kualifikohet për në gjysëmfinale

Ndeshja e gjashtë mes Celtics dhe Hawks ishte e luftuar deri në koshin e fundit. Gjithçka u vendos në periodën e fundit ku finalistët e edicionit të kaluar arritën  që të shënonin brenda pak minutash 11 pikë përballë ekipit nga Atlantas. Të zotët e shtëpisë, në dizavantazh të 6 pikëve dhe me 18.4 sekonda në dispozicion, kishin në dorë rivënien, të cilën e përsëritën tri herë deri sa e humbën kontrollin e topit. Aty u mbyll edhe sezoni për Hawks, të cilët u paraqitën mirë në duelin ku favorit ishte skuadra e Celtics. Më të mirët për Boston ishin Tatum dhe Brown. I pari shënoi 30 pikë ndërsa i dyti e mbylli takimin me dy pikë më shumë.

Boston Celtics kalon kështu në turin tjetër për herë të katërt në pesë vitet e fundit. Në gjysëmfinale i pret rivalja historike Philadelphia 76ers. Dueli i madh, për një vend në “The Finals”, nis natën mes të hënës dhe të martës në porën 01:30.