RTSH Sport Live

NBA, Curry fenomen, Golden Stejt fluturon në gjysëmfinale

  • 01/05/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Curry fenomen, Golden Stejt fluturon në gjysëmfinale

Ndeshja e shtatë e serisë mes Golden Stejt dhe Sakramentos do të mbahet mend gjatë pasi ka qenë një nga më të bukura në historinë e NBA. Edhe pse nuk përbën më lajm protagonist absolut ishte Curry, autor i 50 pikëve (kurrë më parë një basketbollist nuk kishte mundur të shënonte kaq shumë pikë në takimin e shtatë në fzën play-off).    

Sa i përket takimit kampionët në fuqi u treguan të aftë që të rrezistonin në dy periodat e para dhe më pas kur u kthyen nga pushimi shfaqën fytyrën e vërtetë duke i lënë thërimet Sakramentos. Numëri 30 i Golden Stejt, Steph Curry, nisi një tjetër ndeshje pas pushimit duke i hequr të gjitha shpresave vendasve për kualifikim. Një dorë të mirë e mori edhe nga Kevon Looney, i cili ishte një “Zot” në tabelë duke rikuperuar plot 21 herë topin.

Konferenca e Perëndimit do të ketë kështu një gjysëmfinale të zjarrtë pasi Golden Stejt sfidon Lakers me ekipin kampion në fuqi, i cili ka avantazhin e fushës.

Post sezoni NBA

Golden Stejt – Sakramento Kings 120-100