RTSH Sport Live

NBA, Denver eleminon Suns, Boston mund Sixers

  • 12/05/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Denver eleminon Suns, Boston mund Sixers

Dueli i gjashtë mes Bostonit dhe Filadelfias nuk dhuroi shumë pikë dhe u vendos vetëm në periodën e katërt. Celtics kishin arritur në 12’ e dyta që të krijonin 16 pikë avantazh falë paraqitjes të mirë të dyshes Smart-Broën, por gabimet e të tjerëve i lejuan ekipit vendas që të arrinte avantazhin e pesë pikëve në periodën e tretë. Në të katërtën “hyri” në lojë Tatum, i cili vetëm në 12 minutat e fundit shënoi plot 16 prej 19 pikëve të rrealizuara në total.

Në orët e para të mëngjesit, në Denver, u vendos finalistja e parë e Konferencës të Perëndimit. Skuadra e Nuggets arriti që të fitonte duelin e 6-të me Finiks duke shkuar kështu në finale ku pret të ndeshet me fituesen e serisë mes Golden Stejt dhe Los Anxhelosit. Skuadra e Feniks edhe në këtë duel bëri pa shërbimet e lojtarëve si Chris Paul apo dhe Deandre Ayton. Për Denverin më I miri ishte si gjithmonë “Joker” Jokiç.

Post sezoni NBA

PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 86-95    (3-3)

DENVER NUGGETS-PHOENIX SUNS 125-100        (4-2)