RTSH Sport Live

NBA, Donçiç dhe Irving për rekord, Warriors kalojnë edhe Clippers-at

  • 03/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Donçiç dhe Irving për rekord, Warriors kalojnë edhe Clippers-at

Pas transfertës të humbur në Majemi, Filadelfia humb edhe atë në Dallas. Këtë herë ishte dyshja Donçiç-Irving, ajo që i dha një goditje të fortë ekipit veriorë duke krijuar një vanatazh të mirë në periodën e tretë të fituar me shifrat 39-24. Mbrëmja ishte magjike për dyshen e skuadrës teksane të formuar nga Luka Donçiç dhe Kyrie Irving, të cilët respektivisht shënuan 42 dhe 40 pikë. Kurrë më parë për Mavericks, dy lojtarë nuk kishin shënuar 40 pikë a më shumë në të njëjtin takim.

Një tjetër ndeshje me shumë interes ishte ajo mes Golden Stejt dhe Los Anxhelos Clippers. Ekipi kampion arriti që të mposhte skuadrën kaliforniane edhe pse numëronte mungesa të rëndësishme siç ishte ajo e Curry (është në prag të rikthimit nga një dëmtim) dhe Wiggins (humbi ndeshjen e 6 radhazi për shkak të problemeve familjare). Për Warriors diferencën e bënë Jordan Poole, i cili ishte autor i 34 pikëve (22 vetëm në periodën e tretë) dhe Klay Thompson (19 pikë). Ndërkohë që kontribut të madh në mbrojtje dhuroi edhe Draymond Green.

Ndeshjet NBA (3 Mars)

DALLAS MAVERICKS-PHILADELPHIA 76ERS 133-126

WASHINGTON WIZARDS-TORONTO RAPTORS 119-108

SAN ANTONIO SPURS-INDIANA PACERS 110-99

GOLDEN STATE WARRIORS-L.A. CLIPPERS 115-91