RTSH Sport Live

NBA, GSW nuk i mjaftojnë 50 pikët e Curry-t në Kaliforni

  • 16/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, GSW nuk i mjaftojnë 50 pikët e Curry-t në Kaliforni

Në parketin e Los Anxhelos Clippers skuadra kampione në fuqi e NBA, Golden Stejt, vuajti humbjen e nëntë radhazi në këtë sezon. Edhe pse Warriors kishin në gjirin e tyre një super Steph Curry, i cili rrealizoi plot 50 pikë, nuk mundën që të dilnin të fituar nga “Crypto.com Arena”.

Dueli u vendos 15’ para fundit të takimit kur Clippers shënuan 14 pikë përballë ekipit të San Fransiskos, i cili nuk rrealizoi dot asnjë. Ishte ky momenti kyç kur Clippers vendosën në distancë sigurie ekipin e Golden Stejt, të cilët nuk u rikthyen dot një lojë.

Për ekipin vendas spikati performance e Kaëhi Leonard, i cili ishte autor i 30 pikëve. Për ti dhënë një dorë asit të Clippers menduan edhen Paul George (24 pikë) dhe Ivica Zubac (19 pikë dhe 16 topa në tabelë).

Ndeshjet NBA (16 Mars)

CLEVELAND CAVALIERS-PHILADELPHIA 76ERS 109-118

MIAMI HEAT-MEMPHIS GRIZZLIES 138-119

CHICAGO BULLS-SACRAMENTO KINGS 114-117

MINNESOTA TIMBERWOLVES-BOSTON CELTICS 102-104

SAN ANTONIO SPURS-DALLAS MAVERICKS 128-137 (kohë shtesë)

HOUSTON ROCKETS-LOS ANGELES LAKERS 114-110

L.A. CLIPPERS-GOLDEN STATE WARRIORS 134-126