RTSH Sport Live

NBA, Irving transferohet në Dallas

  • 06/02/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Irving transferohet në Dallas

Kyrie Irving është lojtari më i ri i Dallas Mavericks. Basketbollisti në fjalë u këmbye pasditen e djeshme nga Nets Brooklyn për lojtarë si Spencer Dinwiddie dhe Dorian Finney-Smith si dhe zgjedhjen e parë të Draftit të 2027.

Kjo ofertë ishte më e vlerësuara nga skuadra nga Bruklin pasi në lojë për të afruar Irving u futën edhe Los Anxhelos Lakers. Mësohet se Mavs fituan këtë duel falë marrëdhënieve të mira që ka lojtari me njërin prej drejtuesve të ekipit teksan, Nico Harrison.

Me mbërritjen e Irving në Dallas skuadra që më parë kishte një super yll si Luka Donçiç kthehet automatikisht në njërën prej pretendeneteve për titull.

Në rast se Irving do të bashkëjetojë me sllovenin atëherë amerikanit do ti ofrohet edhe zgjtja prej 4 vitesh e kontratës.