RTSH Sport Live

NBA, Reaves hero për Lakers, Antetokounmpo bën ndeshjen perfekte

  • 20/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Reaves hero për Lakers, Antetokounmpo bën ndeshjen perfekte

Bucks përkulën Toronton falë rrezultatit të arritur në periodën e katërt, të cilën e nisën duke rrealizuar 15 pikë përballë 2 të ekipit rival. Lopez ishte vendimtar me tetë pikë të shënuar në këtë hark kohor ndërsa në tolal ai kontriubuoi me 26 të tilla. Për Bucks spikati edhe Middleton, i cili ishte autor i 20 pikëve. Ylli i mbrëmjes ishte Giannis Antetokounmpo, i cili në duelin me Toronton arriti tre numra dyshifrorë duke rrealizuar 22 pikë, 10 asists dhe 13 topa në tabelë. Greku nuk gaboi asnjë gjuajtje nga fusha dhe asnjë goditje të lirë madje numëron edhe një trepikësh të rrealizuar në tentativën e vetme që pati. Nga ana tjetër Raptors më të mirët ishin VanVleet 23 pikë dhe O.G. Anunoby (22 pikë).

Në mungesë të James dhe formës të dobët të Anthony Davis, Lakers gjetën të tjerë protagonistë për të mposhtur Orlandon. Reaves spikati me lojën e tij për ekipin kalifornian duke rrealizuar plot 35 pikë ndërsa edhe Russell dha kontributin e tij me 18 pikë të rrealizuara. Për formacionin e Magic kjo ishte humbja e gjashtë në 8 ndeshjet e fundit.

Ndeshjet NBA (20 Mars)

OKLAHOMA CITY THUNDER-PHOENIX SUNS 124-120

BROOKLYN NETS-DENVER NUGGETS 102-108

SAN ANTONIO SPURS-ATLANTA HAWKS  126-118

PORTLAND TRAIL BLAZERS-L.A. CLIPPERS 102-117

DETROIT PISTONS-MIAMI HEAT 100-112

HOUSTON ROCKETS-NEW ORLEANS PELICANS 107-117

MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 118-111

LOS ANGELES LAKERS-ORLANDO MAGIC 111-105