RTSH Sport Live

NBA, Warriors dorëzohen në Memfis, tjetër fitore për Filadelfian

  • 19/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Warriors dorëzohen në Memfis, tjetër fitore për Filadelfian

Fundi i sezonit të rregullt ka ardhur në momentin e duhur për Filadelfian. Skuadra e 76ers falë koshave të Embiid dhe Maxey, secili rrealizoi nga 31 pikë, arritën që të mposhtnin formacionin e Indianës. Për Pacers-at ishte e pamundur të bënin diçka kundër sulmit të Filadelfias, e cila numron plot 8 fitore radhazi duke konsoliduar edhe më shumë pozitat e veta në Konferencën e Lindjes.

Në situatë krtike është formacioni kampion i NBA, Golden Stejt. Natën e kaluar skuadra e Kerr pësoi humbjen e radhës në transfertë. Kësaj here Memfis shfrytëzoi rënien fizike që pati ekipi mik në fundin e takimit duke i shkaktuar një humbje të rëndësishme për “ekonomitë” e kampionatit. Grizzlies treguan lojë të mirë edhe pse nuk mund të mbështeteshin tek Ja Morant (i përjashtuar nga NBA për arsye disiplinore) ndërkohë që edhe Warriors nuk u futën thuajse asnjëherë në lojë pasi si Curry dhe Thomson kaluan një natë për tu harruar duke rrealizuar respketivisht 16 dhe 14 pikë.  

Ndeshjet NBA (19 Mars)

NEW YORK KNICKS-DENVER NUGGETS 116-110

L.A. CLIPPERS-ORLANDO MAGIC 108-113

INDIANA PACERS-PHILADELPHIA 76ERS 121-141

TORONTO RAPTORS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 122-107

CHICAGO BULLS-MIAMI HEAT 113-99

WASHINGTON WIZARDS-SACRAMENTO KINGS 118-132

MEMPHIS GRIZZLIES-GOLDEN STATE WARRIORS 133-119

UTAH JAZZ-BOSTON CELTICS 118-117