RTSH Sport Live

NBA, Warrios fitojnë në Hjuston, Filadelfia bie pas dy kohesh shtesë

  • 21/03/2023
  • |
  • Basketboll
NBA, Warrios fitojnë në Hjuston, Filadelfia bie pas dy kohesh shtesë

Çikago Bulls bëjnë surprizën e madhe të mbrëmjes duke mundur në kohën e dytë shtesë ekipin e Sixers pikërisht në Filadelfia. Për Embiid me shokë kjo ishte humbja e parë pas tetë fitoreve radhazi, rrezultat ky i vendosur nga loja e mirë e Zach LaVine (26 pikë), DeMar DeRozan (25 pikë) dhe Nikola Vuceviç (21 pikë). Sa i përket vendasve më i miri në parket ishte kandidati numër një për të fituar çmimin “Lojtari më i Vlefshëm” i sezonit të rregullt, Joel Embiid. Afrikani, i cili humbi për herë të parë pas 12 fitoresh radhazi me Çikagon, mbylli ndeshjen me 37 pikë në llogari.

Që Golden Stejt të rikthehej tek fitoret në transfertë pas 11 humbjeve radhazi duhej udhëtimi drejt Hjustonit. Formacioni nga San Francisko bëri diferencën falë dyshës të formuar nga Steph Curry (30 pikë) dhe Klay Thompson (29 pikë). Me këtë fitore Warriors mbajnë vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit dhe në takimin e ardhës do të luajnë në transferëtn e vështirë të Dallasit përballë Mavs, të cilët I kërcënojnë vendin e gjashtë.

Ndeshjet NBA (21 Mars)

CHARLOTTE HORNETS-INDIANA PACERS 115-109

PHILADELPHIA 76ERS-CHICAGO BULLS 105-109 2 kohë shtesë

NEW YORK KNICKS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 134-140

HOUSTON ROCKETS-GOLDEN STATE WARRIORS 108-121

MEMPHIS GRIZZLIES-DALLAS MAVERICKS 112-108

UTAH JAZZ-SACRAMENTO KINGS 128-124