RTSH Sport Live

Nis kampionati i rrjetës

  • 13/09/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Nis kampionati i rrjetës
Të shtunën në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar derbin Partizani – Tirana

Dinamo në volejboll për femra e ka nisur me fitore sezonin e ri 2024-2025. Në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, blutë e Manxhianelit kanë mundur 3-1 Barleti Volejin. Duke patur në gjirin e vet gjeorgjianen Mkedlishvili dhe sllovaken Simaniçova, pa harruar pjesën e lojtareve shqiptare, dinamovitet kanë dominuar që në setin e parë, të cilin e kanë fituar 25-23. Barleti Volej ka reaguar, ndërsa ka fituar setin e dytë 25-22. Por Dinamo nuk lëshon më. Fiton dy sete njëherazi, 25-23 dhe 25-14, e krejt takimin 3-1.

Kjo në gati dy orë, ndërsa kjo fitore vlen për një emër si Dinamo, që rikthehet në elitën e volejbollit shqiptar pas gati dy dekadash. Ndërkohë në javën e parë të Superligës për vajza bie në sy fitorja e Pogradecit në transfertën shkodrane 3-1. Po kështu për meshkuj Skënderbeu, që ka patur dy rikthime të rëndësishme si Driza e Barçi nga Erzeni, ka fituar 3-1 me Teutën.

Madje kampionet në fuqi të rrjetës për vajza kanë bërë një fitore në të njëjtat shifra në këtë javë të parë, teksa kanë mundur po skuadrën durrsake, 3-1. Dhe ndeshja e fundit e së premtes ishte për djem Elbasani – Studenti fituan nga kryeqytetasit 0-3. Për javën e parë të kampionatit të volejbollit, kjo si për meshkuj, ashtu dhe për femra, në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar do të vijë drejtpërdrejtë nga salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, derbi Partizani – Tirana.

Kjo në ora 17:00 dhe 19:00. E volejbolli shqiptar do të jetë prezent në ekranin e gjithë shqiptarëve jo vetëm me kampionatin, por dhe me Kupën e Shqipërisë, Kupën e Pavarësisë dhe Ligën “Gjergj Kastrioti”.

 

 

 

 

 

.