RTSH Sport Live

Një verë olimpike në RTSH

  • 08/07/2024
  • |
  • Evente Sportive
Një verë olimpike në RTSH

Radio Televizioni Shqiptar po përgatit shfaqjen e radhës për të gjithë teleshikuesit. Edicioni i 33-të i Olimpiadës, veprimtaria më e madhe sportive në glob, do të përcillet ekskluzivisht për të gjithë sportdashësit në rrjetin e RTSH, duke ua bërë stinën e verës më olimpike se kurrë. Lojërat Olimpike "Paris 2024" nisin më 26 korrik me një ceremoni madhështore në lumin Sen dhe do ulin siparin në datën 11 gusht. Përgjatë këtyre ditëve, sportistët më të mirë, kampionë dhe rekordmenë botërorë por edhe sportistë me ëndrra dhe ambicie të mëdha do të mundohen të japin më të mirën e tyre përgjatë gjithë kompetecionit. Olimpiada e Parisit do bëjë bashkë 10 500 sportistë nga 206 komitete olimpike nga e gjithë bota, të cilët do të konkurrojnë në 32 disiplina sportive në 329 evente të ndryshme. Kjo veprimtari madhore do të transmetohet nga 35 shtete të botës, dhe për teleshikuesit shqiptarë do të vijë drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e RTSH. Orë të gjata transmetimi live, emocione kampionësh, lotë gëzimi për medaljet por edhe nga zhgënjimi, konkurrimin e sportistëve të ekipi shqiptar dhe atij Kosovar do ti ndiqni çdo ditë përgjatë olimpiadës, shoqëruar edhe me emisione të përditshme dedikur zhvillimeve më të rëndësishme të lojërave më të vjetra sportive në historinë e njerëzimit.