RTSH Sport Live

Nora Gjakova, e artë në Baku

  • 22/09/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Nora Gjakova, e artë në Baku
Xhudistja kosovare mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani

Nora Gjakova, e artë në Baku të Azerbajxhanit. Në Grand Slamin e xhudos, sportistja kosovare arriti majat në peshën deri në 57 kilogramë duke mposhtur në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Është e arta e parë për Norën në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

E nisi ditën me fitore ndaj gjermanes, Seija Ballhaus. Më pas e kishte radhën polakja, Arleta Podolak. Në çerekfinale mposhti francezen, Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale turken Hasret Bozkurt.

Ndërkohë, Distria Krasniqi ka arritur të marrë medaljen e argjendtë duke u ndalur në finale nga japonezja, Kisumi Omori në peshën deri në 52 kg. 

Në raundin e dytë Krasniqi mposhti brazilianen Jessica Pereira, ndërsa në çerekfinale marokenën Soumiya Iraoui. Në gjysmëfinale kaloi italianen Odette Giuffrida, ndërsa u mposht në finale nga japonezja Omori.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti