RTSH Sport Live

Olympiacos kualifikohet në “final four”

  • 10/05/2023
  • |
  • Basketboll
Olympiacos kualifikohet në “final four”
Seria pëballë Fenerbahçes mbyllet 3-2 në Pire

Kësaj here Kostas Slukas nuk kishte nevojë për një gjuajtje të saktë në sekondat e fundit. Gjithçka ishte siguruar më parë. Slukas shënoi 12 nga 22 pikët e tij në 12 minutat e fundit si dhe dha 6 assist në fitoren e Olimpiakos ndaj Fenerbahçes 84-72 në ndeshjen e 5 duke mbyllur serinë 3-2 e duke u kualifikuar për në “final four”. “Ne luftuam gjithë vitin për këtë ndeshje. Luajtëm mirë edhe pse ata na kuptuan ç’do levizje tonën. Ne morëm në fund atë që meritonim”, u shpreh Slukas në fund.

Ndërsa Papanikolau do ja adresonte suksesin tifozëve. “Ishte një fitore e vështireë ndaj një skuadre shumë të mirë. Ne treguam karakter dhe përkushtim si dhe tifozët na dhanë një shtysë të madhe. Ata ndoshta nuk e kuptojnë por zëri i tyre na jep energji. Ka qenë një nga seritë më të vështira si dhe vetë sezoni ka qenë ndër më të vështirët në karrierën time”, përfundoi Papanikolau i cili shënoi 14 pikë dhe 11 topa në tabelë.

Olimpiakos mori avantazhin që në pjesën e parë 44-33 dhe skuada turke nuk mundi më të rikuperojë. Për Fenerbahçen u dallua Marko Guduriç me 26 pikë duke përfshirë 8 trepiksha nga 12 tentativa. Tashmë Olimpiakos në final four pret në gjysëmfinale fituesin e çiftit Monaco-Makabi Tel Aviv.