RTSH Sport Live

ORA 22.30, RUBRIKA SPORTIVE! Alban Xhaferri flet për Vllazninë

  • 18/04/2021
  • |
  • Emisione
ORA 22.30, RUBRIKA SPORTIVE! Alban Xhaferri flet për Vllazninë

Rubrika Sportive, rikthehet sot në mbrëmje në orën 22.30 në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport. Emisioni më jetëgjatë sportiv në vendin tonë edhe sot do të ndaloj të prek temat më “të nxehta” të javës së 28-të dhe gjithë kronikat e kësaj jave, së bashku me rastet  e diskutueshme. Në studio, bashkë me Hygerta Sakon dhe të ftuarit e përhershëm: Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri apo Fation Shehu do të jetë edhe sponsori i Vllaznisë, Z. Alban Xhaferi. Ai do të zbulojë gjithçka për klubin shkodran, që nga linçensimi për në Evropë e deri tek kualifikimi për ne finale. Një tjetër protagonist nga Teuta do të jetë në lidhje te drejtpërdrejtë, sepse ish-kapiteni i Teutës së viteve 2000 do të shpreh opinionin e tij për këtë kampionat dhe për ecurinë e durrsakëve që po kryesojnë. Pjesë e studios së Rubrikës Sportive do të jetë edhe Bruno Telushi. Ish-lojtari i Partizanit dhe Kukësit do të ndaj me shikuesit të fshehtat e aventurës së tij në Azarbajxhan me skuadrën e Neftçit, por edhe opinionin e tij për ecurinë e skuadrave të Superiores. Nuk do të mungojë as sot, humori i “Ngop Media” që është pjesë e pandarë tashmë e  Rubrikës Sportive.