RTSH Sport Live

Pamje shokuese nga Real Madrid-Partizani, të gjithë kundër të gjithëve!

  • 28/04/2023
  • |
  • Basketboll
Pamje shokuese nga Real Madrid-Partizani, të gjithë kundër të gjithëve!
Ndeshja e dytë e çerekfinales së Euroligës u pezullua me rezultatin 95-80 për ekipin mik, ja çfarë ndodhi

Ndeshja e dytë e çerekfinaleve të play-off-it të Euroligës mes Real Madridit dhe Partizanit është pezulluar për shkak të një sherri. Ndeshja, para se të ndërpritet, ishte me rezultatin 95-80 për skuadrën serbe dhe spanjollët, ndoshta falë nervozizmit për rezultatin kundër, reaguan keq. Faktori nxitës që ndezi shkëndijën e “zënkës” ishte përballja ballë për ballë mes Punter dhe Llull që më pas përfshiu pankinat e tyre përkatëse dhe të gjithë lojtarët e tjerë në parket. Gjyqtari kështu vendosi që ndeshja të mbyllet 1 minutë e 40 sekonda nga fundi me fitoren që i është dhënë zyrtarisht skuadrës së Beogradit.

Pas situatës së krijuar, priten penlitete të ashpra. Lojtari që rrezikon më shumë është sigurisht Yabusele, nga Real Madrid, i cili fjalë për fjalë rrëzoi Danté Exum në parket, duke e detyruar të largohej me paterica nga arena e Madridit për shkak të një dëmtimi të rëndë. Faqja e internetit të Euroleague më pas publikoi një shënim: "Ne dënojmë fuqishëm ngjarjet që ndodhën pas ndeshjes. Ngjarje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit që promovojnë liga dhe klubet e saj dhe që mishëron sporti i basketbollit”.

Dante Exum bodyslammed in wild EuroLeague basketball fight between Real  Madrid and Partizan Belgrade - ABC News

Euroliga | Una brutal tangana entre el Real Madrid y el Partizan obliga a  suspender el partido | El Periódico de España

Real Madrid - Partizan maçında kavga çıktı, maç erken bitti - Son Dakika  Basketbol Haberleri - Basketbol Haberleri