RTSH Sport Live

Partizani, Daja nuk kërkon justifikime: Derbi luhet për t’u fituar

  • 24/10/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, Daja nuk kërkon justifikime: Derbi luhet për t’u fituar
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja kërkon kthesën në përballjen më të rëndësishme, atë me Tiranën

Është moment i derbit, Tirana dhe Partizani do të matin forcat të hënën në “Air Albania”, ora 19:45. Në konferencë për shtyp, trajneri i të kuqve, Ilir Daja ka komentuar në funksion të kësaj sfide: “Pavarësisht mungesave që kemi, në derbi nuk hyjmë për barazim, në ndeshje të tilla futesh gjithmonë për të fituar”.

“Atmosfera është pozitive, përtej pikëve të munguara, të lëna nga loja që kemi bërë. Atmosfera është positive, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar që të mos ulet entuziazmi, pavarësisht fitores së munguar. Gjendja e skuadrës nuk është e plotë, kemi disa mungesa si Kaçe, Cara apo Kardozo. Por derbi është për tu fituar dhe nuk ka justifikime”.

“Mund të jetë një pikë kthese nga ana psikologjike, pasi ekipi që fiton ka bonus për vazhdimësinë. Në objektivat afatshkurtër është pikë kthese, ndërsa në ato afatgjatë janë dhe tre sfidë të tjera të tillë për tu luajtur. Deri tani kemi marrë katër barazime, por asnjëherë nuk jemi futur për barazim, ashtu siç nuk do të hyjmë as në derbi. Pavarësisht mungesave, në derbi kërkohet gjithmonë fitorja”.

“Numri i tifozëve? Ne e kemi të qartë, ndeshjet luhen për tifozët dhe çdo trajner do të donte kapacitet 100%, por duhet të jemi në sinkron me situatën, duhet të flasin specialistet për këtë punë”.