RTSH Sport Live

Partizani, pa lojtarin e 12 në “Loro Boriçi”

  • 11/03/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Partizani, pa lojtarin e 12 në “Loro Boriçi”

Për arsye disiplinore sot skuadra e Partizanit udhëton e vetme drejt Shkodrës atje ku e pret Vllaznia, në njërën prej ndeshjeve më decizive të kampionatit.

Sektori i miqve do të jetë i mbyllur në “Loro Boriçi” për shkak se tifozeria e kuqe u dënua me dy ndeshje. Në derbin me Tiranën të hënën pati disa trazira jo të pakta në stadium për shkak të të cilavet disiplina dënoi me dy ndeshje tifozët e kuq.

Megjithatë ata do të mungojnë vetëm sot, kurse ndeshjen e ardhshme ata do të jenë prezent pasi dënimi do të shlyhet me gjobë.