Pelé bën tifo për Brazilin nga spitali ku po trajtohet për një infeksion respirator të rënduar nga COVID-19 dhe tifozët në tribuna tregojnë gjithë dashurinë e tyre për O'Rey me një baner gjigant dhe një mesazh: "Shërohu shpejt”. “Do ta shikoj ndeshjen nga spitali dhe do të bëj tifo për secilin prej jush. Ju lumtë!” shkroi 82-vjeçari në Tëitter përpara ndeshjes.
Pele u shtrua në spital të martën dhe disa anëtarë të familjes thanë se ai nuk ishte në rrezik për vdekje. Kampioni i madh brazilian po i nënshtrohet edhe kimioterapisë në luftën kundër kancerit. Ai pritet të largohet nga spitali Albert Einstein në São Paulo pasi të shërohet plotësisht nga infeksioni i frymëmarrjes, megjithëse as familja e tij dhe as spitali nuk e dinë se kur mund të ndodhë kjo.