RTSH Sport Live

Pep e ka 11-shen në mendje, më të fundit nga shtëpia e City-t

  • 08/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Pep e ka 11-shen në mendje, më të fundit nga shtëpia e City-t
Ëalker është bashkuar me grupin, por mund të zëvendësohet nga Ake nëse nuk është në 100%

Është edhe Kyle Walker në skuadrën prej 23 lojtarësh të Manchester City për finalen e Champions League në Stamboll. Mbrojtësi, i cili kishte munguar në stërvitjen e së martës, të hapur për gazetarët, për shkak të një problemi me shpinën që pësoi në finalen e FA Cup të së shtunës së kaluar në Ëembley me Manchester United, mbetet i vetmi dyshim në formacion përsa i përket ndeshjes kundër Interit. “Nuk do ta humbisja këtë finale për asgjë në botën”, u tha Ëalker gazetarëve të martën.

PROGRAMI — City nga nesër do të hyjë në klimën finale, me seancën e fundit stërvitore para konferencave për shtyp në prag. Pas stërvitjes me videokamerën e së martës, Guardiola punoi për dy ditë në kampusin Etihad. Stërvitje “cilësore”, siç kishte premtuar, me qëllim që lojtarët e tij të përvetësojnë sekretet e Interit dhe mënyrën më të mirë për të luajtur ndeshjen ndaj zikaltërve. Për Cityn, skuadra e Inzaghit është pengesa e fundit drejt asaj Champions League që të gjithë ose pothuajse të gjithë në Manchester besojnë se është ajo që i mungon dinastisë Guardiola për t'u konsideruar ndër më të mirët e të gjitha kohërave.

FORMACIONI I MUNDSHËM - (3-4-2-1)- Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri, B.Silva, De Bruyne; Gundogan, Grealish; Haaland. Në mendjen e Guardiolës, formacioni është praktikisht i përfunduar: nëse Ëalker nuk do të shërohet 100% nga problemi i shpinës që e ndaloi në fillim të javës, Aké do të hynte në mbrojtje si qendra e majtë, me Akanji që ngjitet në të djathtë. E gjithë pjesa tjetër është e përcaktuar, me skuadrën që lëviz në kuadrin e testuar 3-2-4-1: Foden ka treguar në ndeshjet e fundit se ka rikuperuar formën e tij, por nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të largojë Grealish si një anësori i majtë. Gjithashtu edhe për faktin se Guardiola ka mësuar tashmë se shumë ndryshime nuk bëjnë mirë, aq më tepër në një finale të tillë.