RTSH Sport Live

Polakët: Ndeshja me Shqipërinë vlen gjithçka

  • 11/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Polakët: Ndeshja me Shqipërinë vlen gjithçka
Trajneri Paulo Souza dhe futbollisti Kamil Glik i vlerësojnë lart kuqezinjtë e Rejas

Një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë, përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku kanë dalë trajnerin Paulo Souza dhe futbollisti Kamil Glik. Për portugezin e stolit polak, ndeshja e së martës në “Arenën Kombëtare” do të jetë një duel ku do të luhet për gjithçka.

Paulo Souza ka deklaruar: “Nuk ka sekrete në këtë ndeshje, pasi ne e dimë sesi luan Shqipëria dhe ata e dinë sesi luajmë ne. Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikas në rastet e krijuara. Keni lojtar kyç në pozicione të caktuat dhe do jetë një ndeshje e fortë. duhet të jemi më të saktë në konkretizim. për mua kjo ndeshje vlen gjithçka, është gjithçka për ne sfida me Shqipërinë. Që në ndeshjen e parë e thashë që Shqipëria është një skuadër e fortë dhe është e vështirë të luash ndaj tyre. Një skuadër e fortë dhe që lufton shumë në mesfushë. Ata janë të fortë jo vetëm individualisht, por edhe lidhen mjaft mirë jo vetëm në sektorin e tyre të lojës, por edhe midis sektorëve me njëri-tjetrin. Ne do të na duhet të luajmë fort që nga fillimi, sepse kjo ndeshje nuk mund të presë”.

 “Kjo ndeshje nuk është një duel për të humbur a fituar diçka, kjo është për të luajtur për gjithçka . Për ne ka shumë rëndësi mendësia. Jemi të fokusuar, po punojmë dhe po rritemi si në lojë ashtu edhe në grup. Jemi më të organizuar dhe ushtrojmë presion. Unë preferoj lojë kolektive, por kemi dhe elementë cilësor që mund të vendosin në çdo moment ndeshjen. Duhet të kemi forcën e grupit dhe mentaliteti është i rëndësishëm për ne. Duhet të luajmë njësoj si në shtëpi ashtu dhe jashtë fushës tonë, por me strategji të ndryshme”.

Ndërkohë, futbollisti Kamil Glik ka vazhduar më tej: “Shqipëria ka një numër lojtarësh që luajnë në Itali, por edhe trajneri i saj është italian dhe kjo flet mjaft për këtë skuadër. Ne morëm një fitore me fat në ndeshjen e parë në fushën tonë dhe unë nuk besoj se do të përsëritet sërish ajo që Shqipëria të pësojë 4 gola në një takim. Prandaj kjo ndeshje do të jetë mjaft e vështirë, do të luftohet mjaft në mesfushë dhe ne nuk do të presim por do të sulmojmë që nga minuta e parë për të gjetur golin. Kemi presion më shumë se në çdo ndeshje tjetër, kjo është e vërtetë, por kemi një grup lojtarësh që e kanë treguar veten dhe dinë t'i përballojnë këto situata”.

 “Nuk mund ta ndaj shkallën e vështirësisë nga ajo e rëndësisë në këtë takim, sepse është po aq e vështirë sa e rëndësishme për të dyja skuadrat. Megjithatë, nëse do të më duhej ta vlerësoja në një shkallë vështirësie nga 1 deri në 10, unë do t'i jepja 8”.

 “Unë e kam thënë menjëherë pas asaj ndeshjeje që 11-metërshi i Shqipërisë qëndronte. Na pëlqen, s'na pëlqen, ndërhyrja ndaj Manajt qëndronte. Por gjyqtari e pa ndryshe dhe kjo është çështje e tij”.