RTSH Sport Live

Polonia, Sousa ndez ambjentin: Të mbajmë lart krenarinë e polakëve

  • 25/09/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Polonia, Sousa ndez ambjentin: Të mbajmë lart krenarinë e polakëve
Tekniku ka folur për dy ndeshjet e muajit tetor, ndaj San Marinos dhe Shqipërisë

Polonia është një kundërshtar i fortë, provën e fundit e dha ndaj Anglisë duke i rrëmbyer një barazim në kualifikueset e Kupës së Botës në Grupin I aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Polonia mbështetet te një skuadër e fortë si në organikë ashtu edhe në emra, ku pa dyshim spikat një ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë, për momentin, Robert Levandovski. Aktualisht Polonia renditet në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se kuqezinjtë e Edoardo Rejas.

Trajneri Paolo Sousa ka folur për portalin Onet Sport duke u përqëndruar në dy ndeshjet e muajit tetor, ndaj San Marinos më 9 tetor dhe Shqipërisë në stadiumin kombëtar më 12.

“Ndeshja kundër San Marinos do të jetë më e rëndësishmja. Falë saj, ne mund të vazhdojmë rrugën dhe të jemi të sigurt se do të fitojmë edhe në një takim shumë më të vështirë me Shqipërinë. Sepse për mua, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Nuk mund të mendojmë për katër të tjera. Ne vetëm duhet të mendojmë për ndeshjet që kemi afër. Sepse nëse duam të ruajmë qëndrueshmërinë e gjërave të mira që bëjmë, duhet të jemi të sigurt se mentaliteti në ndeshjen kundër San Marinos do të jetë i njëjtë”, u shpreh trajneri portugez.