RTSH Sport Live

Prapaskena daneze, festë në pishinë para ndeshjes

  • 17/10/2021
  • |
  • Gosip
Prapaskena daneze, festë në pishinë para ndeshjes
Me Moldavinë, disa prej lojtarëve “party” me kamarieret e hotelit, shmanget incidenti

Prapaskena e zbuluar nga gazeta daneze “Se og Hor” dhe e risjellë nga “The San” i përket kombëtares daneze, protagoniste në ditët e kaluara për ndeshjet e zhvilluara në kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Sikurse raportohet, Danimarka kishte krijuar me disa nga lojtarët e saj një festë në pishinën e hotelit, kjo disa orë përpara zhvillimit të ndeshje ndaj Moldavisë e fituar më pas 4-0.

Lojtarët, të cilët gjendeshin për pak në një moment shlodhjeje, kishin bindur disa prej kameriereve të hotelit, që t’i bashkoheshin atyre. Vetë drejtori i hotelit, Mikael Lauritsen, kishte konfirmuar incidentin dhe për sa ka ndodhur duke shpjeguar se ka qenë në kontakt me Federatën e Futbollit të Danimarkës për të treguar ngjarjen.

Sipas ngjarjes së rindërtuar, lojtarët gjendeshin në një pishinë dhe disa kamariereve në një pishinë tjetër, por në mënyrë të menjëhershme kishin vendosur t’i bashkonin të dy festat. Menaxheri i hotelit ka shpjeguar edhe se si ishin marrë masat ndaj grave, të cilat nuk do t’i kishin patur kurrsesi një sjellje formale ndaj lojtarëve.

Nga ana tjetër, siç dihet, pas asaj mbrëmje, Danimarka vazhdoi rrugën e vet të kualifikimit për në “Katar 2022” dhe gjithashtu mundi Austrinë 1-0 duke e bërë mirë detyrën e vet.