RTSH Sport Live

Premier League, një verë e çmendur

  • 02/09/2022
  • |
  • Angli
Premier League, një verë e çmendur
2.4 miliardë euro shpenzime, ja kush janë 10 blerjet më të shtrenjta

Ishte një verë me shpenzime vërtet të çmendura në Premier League, me 20 klubet në kampionatin kryesor që kishin shpenzuar 2.378 miliardë euro, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave të 2017-ës me (1.68 miliardë). Shumë emra të rëndësishëm kanë mbërritur në Angli, por çmimet e disa transfertave kanë shkaktuar habi. Vendi i dhjetë për sulmuesin anglez Raheem Sterling, i cili u transferua nga Manchester City te Chelsea në verë për 56.2 milionë euro. Sulmuesi ka shënuar 3 gola në 5 paraqitjet e para me fanellën e bluve.

Më saktësisht 57.37 milionë euro janë paguar nga Manchester United për të rrëmbyer nga Ajax, Lisandro Martinez. 24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me Djajtë e Kuq me opsion për një sezon tjetër.

Vendi i tetë për brazilianin Richarlison, i mbështetur fuqishëm nga Antonio Conte dhe i blerë nga Tottenham te Everton për 58 milionë euro. Jo blerja më e shtrenjtë, por sigurisht më vendimtare në këto javë të Premier League. Ndikimi i Erling Haaland në Premier League është vendimtare: 9 gola dhe një assist në 6 ndeshje dhe tashmë dy hat-trick për sulmuesin norvegjez. Dhe të mendosh se Manchester City e pagoi atë "vetëm" 60 milionë euro...

Me 65.3 milionë euro të paguara nga Chelsea në arkat e Brighton, Marc Cucurella është bërë mbrojtësi më i paguar në histori.

Alexander Isak ishte një nga transferimiet e fundit të merkatos. Neëcastle, klubi më i pasur në Premier League, pagoi 70 milionë euro në arkat e Real Sociedad për sulmuesin suedez.

Jashtë podiumit është braziliani Casemiro, për kartonin e të cilit Manchester United shkroi një çek prej 70.65 milionë euro për të bindur Real Madrid dhe Carlo Ancelottin që ta linin të largohej.

Deri pak ditë pas mbylljes së merkatos ai kishte qenë lojtari më i paguar, por “goditjet” e fundit e bënë të ngjitej në vendin e tretë. Fakti është se Liverpool për Darëin Nunez ka transferuar 75 milionë te Benfica.  Kalimi i Ëesley Fofana nga Leicester në Chelsea 2 ditë pas mbylljes së merkatos bie me të drejtë në kategorinë e "shpenzimeve të çmendura": gati 81 milionë të paguara nga Blutë në arkat e Leicester.

Antony është blerja më e shtrenjtë në merkaton e transferimeve të verës në Premier League. Në fakt, Mançester Junajtid i duheshin 95 milionë euro për të bindur Ajaxin që të privonte veten nga sulmuesi brazilian.