RTSH Sport Live

PSG, Al-Khelaifi pas 1-4 ndaj Barçës: Moment madhështor

  • 16/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
PSG, Al-Khelaifi pas 1-4 ndaj Barçës: Moment madhështor
"Objektivi? Ne duam të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, të qëndrojmë të qetë"

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, foli për RMC Sport për të komentuar kualifikimin e klubit francez pas 4-1 në Montjuic kundër Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: "Është madhështore. Ne ishim duke pritur për këtë moment, jemi një klub i mrekullueshëm, jemi këtu për të arritur sa më larg që të jetë e mundur”.

"Objektivi? Ne duam të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, të qëndrojmë të qetë. Liga e Kampionëve është shumë e vështirë, të gjitha detajet kanë rëndësi".

“Trajneri Luis Enrique? Kam folur me të para ndeshjes. I thashë se doja që ne të kualifikoheshim, kam besim tek ai. Falënderoj edhe tifozët, u ndjemë si në shtëpi. Një gjysmëfinale është e vështirë, ne duam të përgatitemi mirë. Trajneri e njeh mirë Borussia Dortmundin”.