RTSH Sport Live

Pulisiç gati për t’u veshur kuqezi

  • 09/06/2023
  • |
  • Futboll Bota
Pulisiç gati për t’u veshur kuqezi
Për të luajtur me Milanin ai është gati të ulë pagën e tij

Shtetasi amerikan Christian Pulisic mund ta gjejë Amerikën edhe në Milano. Ai është 24 vjeç dhe mburret me 127 paraqitje dhe 19 gola me Dortmundin në Gjermani dhe 145 ndeshje të tjera dhe 26 gola me Celsin në Angli. Por në Londër, në sezonin e fundit, ai luajti vetëm dhjetë herë: tetë në Premier League, një në Champions League, një në kupat kombëtare. E ai nuk është i vetmi yll që ka mbetur në hije në sezonin e turbullt të Anglisë. Por Milani mund t'i kthejë atij një rol kryesor dhe të përmirësojë më tej talentin e tij. Pulisic vrapon dhe driblon mirë, e mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në krahun e djathtë të kuqezinjve.

Leao në të majtë dhe Pulisic në të djathtë, do të garantonin një ekuilibër të mirë në sulmin e Milanit. Drejtuesit e rinj të klubit kuqezi janë vënë tashmë në punë. Lojtari është i interesuar për Milanin dhe lajmi i mirë është se vlerësimi është reciprok. Në teori dhe në praktikë: për t'u transferuar në Milano, ai duhet të ulë pagën e tij që është afër pesë milionë euro. Pulisic nuk e fsheh vlerësimin e kuqezinjve: postimi i fundit në rrjetet sociale shoqërohet me dy sfera, një e kuqe dhe një e zezë.

Provokim apo jo, të gjithë e kuptuan referencën për Milanin: qindra komente, në të cilat morën pjesë tifozët kuqezi, duke e ftuar lojtarin t'i bashkohej në Milano. Por kontrata me Chelsean që skadon në qershor 2024 ndikon në vlerën e kartonit. Pritet një zbritje për çmimin e tij, të fiksuar tani në mbi 25 milionë euro.