RTSH Sport Live

Reali, Ancelotti: Atalanta është edhe më e rrezikshme se në të kaluarën

  • 09/12/2024
  • |
  • Futboll Bota
Reali, Ancelotti: Atalanta është edhe më e rrezikshme se në të kaluarën
Trajneri i Blancos në prag të ndeshjes së Champions League: "Vinicius është mirë"

Carlo Ancelotti prezantoi ndeshjen e Champions League mes Real Madridit dhe Atalantës: “Ata kanë qenë një ekip të rrezikshëm prej vitesh, këtë sezon janë edhe më shumë dhe kanë shumë siguri”.

“Po dalim nga një moment i vështirë dhe jemi ende Real Madrid. Bellingham është mirë, Vinicius është më mirë ashtu si edhe Rodrygo”.

“Bilanci? Dëmtimet e rënda na kanë penalizuar dhe sigurisht që nuk është pozitive për momentin, por vlerësimet përfundimtare do të bëhen në maj”.

Më pas ai vlerësoi punën e Gasperinit: "Jemi miq të mirë. Ai ishte trajner në ekipin e të rinjve të Juventusit kur isha atje. Po bën një punë fantastike. Çdo sezon ndryshojnë shumë lojtarë, por ai di të përshtatet. Do të jetë një ndeshje intensive, e bukur. Puna e tij është spektakolare”