RTSH Sport Live

Rikthehet Europa League, janë ndeshjet e dyta

  • 23/02/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Rikthehet Europa League, janë ndeshjet e dyta
Manchester-Barcelona, sfida ku nuk ka favoritë, ekipet italiane kërkojnë rimëkëmbjen

Europa League rikthehet të enjten për të zhvilluar takimet e dyta.  Disa prej klubeve me më shumë histori në futbollin e kontinentit të vjetër do të ndeshen për të luftuar për trofeun e Europa League. Sfida më e fortë e kësaj faze është ajo mes dy “peshave” të rënda Barcelonës dhe Manchester United. Pas barazimit 2-2 në Camp Nou, 90 minutëshi që do të zhvillohet në Angli nuk ka favoritë e ku 90 minutat do të rezervojnë një sfidë emocionuese. Barcelona kryeson e palëkundur  La Liga-n, ndërkohë “Djajtë e Kuq” janë rikthyer në formën e tyre më të mirë, ku javët e fundit njohin rezultate pozitive.

Mes skuadrave italiane, Roma do të duhet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë 1-0 ndaj Salzburg dhe në Olimpico të besuarit e Mourinhos do të përpiqen të kalojnë këtë pengesë.

Ndërkohë Juventus vjen pas barazimi 1-1 ndaj Nantes në Torino, andaj në Francë nuk pritet të jetë një shëtitje për bardhezinjtë. Italianët kërkojnë të enë sukses për të kaluar sadopak momentin e vështirë të klubit. Në takimet e tjera, Ajax do të përballet me Union Berlin,  ndërsa Bayer Leverkusen ka një transfertë të vështirë ndaj Monacos, me gjermanët që do të kërkojnë të fitojnë pas humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 3-2.

Nga ana tjetër Sevilla-PSV, pritet që të jetë po ashtu një përballje shumë interesante, ku si spanjollët ashtu edhe hoalndezët kërkojnë që të kenë sa më shumë suksese.