Pas një viti pushim për shkak të epidemisë së “Covid-19”, me të cilën u përball e gjithë bota, ka nisur të dielën paradite edhe Maratona e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur.
“Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1,000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Presheva. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tirane që do i rikthehet normalitetit e jetës aktive. Një mirëseardhje të zjarrtë për të gjithë ata që na vizitojnë për herë të parë. Shpresoj të rrini sa më gjatë dhe të vini sa më shpesh.”
Kreu i Bashkisë tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run with refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur. Në fund Veliaj falenderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që respektuan zhvillimin e këti aktiviteti duke lënë makinat në shtëpi.
FITUESIT
Në kategorinë Marathon 42 K:
Meshkuj
Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria
Femra
Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina
Në kategorinë Half Marathon 21 K:
Meshkuj
Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova
Femra
Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova
Në kategorinë Tirana 10 K:
Meshkuj
Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri
Femra
Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri