RTSH Sport Live

Rubrika Sportive në RTSH Sport, ora 21:00

  • 17/05/2021
  • |
  • Emisione
Rubrika Sportive në RTSH Sport, ora 21:00

Rubrika Sportive vjen sot në mbrëmje në RTSH Sport, ora 21:00. Në fokus, java e 34-ët e Kategorisë Superiore. Partizani kalon provën “Niko Dovana” dhe rikthehet në vend të parë, me pikë të barabarta me Teutën, por me avantazhin e ndeshjeve direkte. Laçi “djeg” Tiranën dhe mbetet në garë për titull. Në të njëjtën linjë edhe Vllaznia, që ka “fundosur” Kastriotin…

Gjithçka në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH Sport, të gjitha kronikat e kësaj jave, bashkë me rastet e diskutueshme.

Në studio, bashkë me Hygerta Sakon dhe të ftuarit e përhershëm: Shkëlqim Muça, Fatmir Mëneri e Fation Shehu, do të jetë edhe Bledar Devolli.