RTSH Sport Live

Rumani-Kosovë i besohet një arbitri danez

  • 12/11/2024
  • |
  • Nations League
Rumani-Kosovë i besohet një arbitri danez

Morten Krogh do të jetë kryesori i ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në Bukuresht.

Ndeshja është kyçe për fatet e të dy skuadrave pasi vendos se cila do të kryesojë Grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Po sot UEFA ka njoftuar se Krogh do të ndihmohet në fushë nga Victor Skytte dhe Steffen Bramsen.

Në shtator Krogh drejtoi ndeshjen mes Anglisë dhe Finlandës.