RTSH Sport Live

Sauthgejt, me misionin fitore në Tiranë

  • 27/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Sauthgejt, me misionin fitore në Tiranë
Trajneri i Anglisë kërkon që skuadra e tij ta vlerësojë kundërshtarin

Anglia me aramatim të rëndë në “Air Albania Stadium”. Trajneri Gareth Southgate nuk dëshiron hapa falsë në fushatën eliminatore prandaj ka vendosur t’ia besojë ndeshjen formacionit më të mirë të mundshëm. Sipas mediave britanike, Harry Kane, Harry Maguire dhe Declan Rice do të zbresin në fushë që nga minuta e parë kundër kuqezinjve.

Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, Nick Pope konfirmohet titular në portë për shkak të dëmtimit të Pickford që gjithsesi mbetet zgjedhje e parë e trajnerit ishullor. Përpara udhëtimit drejt Tiranës, titullari i stolit të Anglisë foli gjatë për transfertën e Shqipërisë duke konfirmuar faktin se në fushë do të hedhe formacionin më në formë të momentit.

Për 51 vjecarin, Shqipëria është një kundërshtar që duhet respektuar pasi ka treguar se mund t’u krijojë vështirësi skuadrave të mëdha dhe 90 minutëshi i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm për fatin e eliminatoreve të Anglisë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Shqipërisë. Do të luajmë me nje skuader te drejtuar  nga një trajner italian, qe pergatisin ekipe shume te disiplinuar ne fazen mbrojtese. Skema e tyre është me 3-5-2. Kanë një organizim dhe mbrojtje të mirë, luajnë mirë me topin. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka theksuar trajneri i Anglisë.

Mungesa e Rashford ia vështirësin punën trajnerit të Anglisë që gjithsesi do të zbarkojë në Tiranë me disa nga lojtarët më të shtrenjtë të planetit për të arritur objektivin që sipas tij janë vetëm 3 pikët.

“Stadiumi është shumë i mirë edhe pse ka pasur disa probleme me fushën. Kanë punuar për ta rregulluar problemin dhe do të jetë gati. Do të jetë e vështirë për ta thyer Shqipërinë. Shqiperia ka elemente të mirë dhe sulm të rrezikshëm. Për këtë arsye duhet të bëjmë presion të vazhdueshëm”.

Pas transfertës së Tiranës, Anglia do të udhëtojë në Londër për të pritur Poloninë në datën 31 Mars, prandaj dueli i Tiranës duhet të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme në prag të një tjetër përballjeje shumë të rëndësishme.