RTSH Sport Live

Sebino Plaku firmos tek Teuta

  • 11/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Sebino Plaku firmos tek Teuta
Sulmuesi që pjesën e parë të sezonit ka luajtur me Kastriotin, tashmë do jetë nën urdhrat e Edi Martinit

Sebino Plaku është një lojtar i Teutës. Sulmuesi 35-vjeçar tashmë është përforcimi i radhës për “djemtë e detit” dhe sot është prezantuar në ambjentet e stadiumit “Niko Dovana”. Pas largimit të Hebajt, repartit të avancuar të Edi Martinit i shtohet një tjetër lojtar ekspert i Kategorisë Superiore. Plaku në fakt, ka qënë pjesë e Kastriotit për këto 13 javë kampionat, por që nuk është se I ka luajtur gjithë ndeshjet si titullar.

Gjithësesi, ai ka qënë deçiziv në dy prej barazimeve të krutanëve ardhur në minutat e fundit, njërin kundër Apolonisë ku sulmuesi kryeqytetas shënoi nga 11-metërshi dhe tjetrin në Laç në minutat shtesë kur skuadra e tij luante me 10 lojtarë.