RTSH Sport Live

Serbi-Zvicër, brenda ose jashtë

  • 02/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Serbi-Zvicër, brenda ose jashtë
Sfida do të luhet në 'Stadium 974' në Doha, në orën 20:00.

Një mbrëmje e zjarrtë finale pritet në Grupin G të Botërorit të Katarit: Brazili me pikë të plota dhe tashmë në fazën e 16-shes, ndërsa Serbia dhe Zvicra janë ende në kërkim të kualifikimit për në turin tjetër.

Zviceranët, me tri pikë dhe të freskët nga nokauti kundër Vinicius Jr. dhe shokëve të tij, janë në një pozicion më të mirë: edhe një barazim mund të mjaftojë për 1/16, ndërsa Serbia duhet vetëm të fitojë dhe të shpresojë që Kameruni të mos e kalojë Brazilin me një rezultat të qartë (hipotezë mjaft e largët) për çështe të diferencës së golave ​.

Skuadra e drejtuar nga Stojkoviç mund të kafshojë gishtat për humbjen e një mundësie të madhe në raundin e dytë: duke kaluar me dy gola, Serbia e la veten të kapet në 3-3 nga Kameruni, i udhëhequr nga Aboubakar.

Dy skuadrat u ndeshën në Kupën e Botës më 22 qershor 2018, në edicionin e zhvilluar në Rusi. Serbët kaluan në epërsi me Aleksandar Mitrovic në fillim, u përmbysën nga golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ky i fundit shënoi në minutën e 90-të.

Serbi-Zvicër është planifikuar për të premten më 2 dhjetor 2022 në 'Stadium 974' në Doha, kryeqyteti i Katarit në orën 20:00.

SERBI-ZVICËR

SERBIA (3-4-2-1): V. Milinkovic-Savic; Veljkovic, Milenkovic, Pavlovic; Zivkovic, Lukic, S. Milinkovic-Savic, Kostic; Tadic; A. Mitrovic, Vlahovic. Trajner: Stojkovic

ZVICRA(4-3-3): Sommer; Ëidmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Soë, Freuler, Xhaka; Shaqiri, Embolo, Vargas. Trajner: Yakin