RTSH Sport Live

Seria A, një algoritëm ka parashikuar klasifikimin përfundimtar

  • 11/08/2022
  • |
  • Futboll Bota
Seria A, një algoritëm ka parashikuar klasifikimin përfundimtar
Inter shpallet kampion, vendi i shtatë për Juventusin, zbulohen skuadrat që bien nga kategoria

Në pritje të javës së parë, tani është koha për parashikime dhe algoritme. Amerikanët e fivethirtyeight.com po përpiqen t'i afrohen sa më shumë në mënyrë statistikore-shkencore klasifikimit përfundimtar të Serisë A. Është një faqe e specializuar, e cila merret me kampionatet kryesore të futbollit në Evropë.

Për të kuptuar në detaje se si është hartuar renditja përfundimtare, kjo kompani niset nga një indeks, i cili është themelor. Për të kuptuar se sa e saktë është analiza merret parasysh edhe mënyrat se si shënohen golat, statistikat e mbajtjes së topit, numri i goditjeve në portë e kështu me radhë.

Sa i përket kampionatit, skuadra me koeficient më të lartë për të fituar titullin është Inter me 78 pikë, më pas vjen Milan, Napoli dhe Atalanta që mbyllin zonën Champions. Befasues pozicioni i Juventusit, në vendin e  shtatë, pavarësisht përforcimeve. Fundi i renditjes është me Kremonezen, Specian dhe Salernitanën.