Në Las Vegas, skuadrat e Formula 1 do t’i presë një mot me temperatura minimale tepër të ulëta. Në kryeqytetin e shtetit të Nevadës, temperaturat do të luhaten midis 8-22° C. Kjo i shtohet edhe karakteristikave të pistës, faktorë këto që do të ndikojnë në përshtatjen e temperaturave të gomave. Aktivizimi i gomave do të jetë problem i madh për skuadrat e formula 1, për të arritur temperaturën e duhur të funksionimit.
Në një asfalt, në të cilin të gjitha kushtet e arritjes së temperaturës së duhur të gomave duhet të analizohen të gjitha. Pikërisht përshtatja e gomave me pistën në Las Vegas dhe sidomos me temperaturën e ambjentit do të jetë edhe sfida më e vështirë për të gjitha skuadrat në këtë Çmim të Madh.
Moti do të luajë një rol shumë të rëndësishëm, pasi në këtë periudhë të vitit është mjaft ftohtë në Las Vegas, veçanërisht në mbrëmje, kur do të zhvillohet edhe fundjava e garës. Skuadrat do të jenë të detyruara të përdorin gomat e buta dhe kjo i shton një dimension tjetër problemit.
Pra çdo ekip, në një farë mënyre, do të përballet me të panjohura, sepse nuk ka të dhëna nga e kaluara. Pra puna përgatitore që po kryejnë në fabrikë të gjitha skuadrat do të duhet të mbulojë dimensione dhe aspekte të ndryshme. Më shumë se çfarë ndodh zakonisht në përgatitjet për garat e tjera.